Skuadra tjetër e shqiptarëve zhvilloi një lojë shumë të mirë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2024, por vetëm arriti një barazim. Rumania u detyrua të mbrohej fort sidomos në pjesën e dytë, por goli nuk erdhi dhe rezultati përfundoi 0-0. Edon Zhegrova shënoi në 69’ me kokë, por pas 3 minutave VAR-i e anuloi golin. Në fund ishte Vedat Muriqi që pati rast të pastër për të realizuar, veçse nuk ia doli. Kosova ka 3 pikë në 3 ndeshje, pra 3 barazime, ndërsa ndeshja e radhës është në fushën e Bjellorusisë.
Sfidanti.al