Arsenali ka konkurrencë nga Bajerni për Kai Havercin

“Topçinjtë” po bisedojnë me Çelsin për yllin e Gjermanisë, i cili ka disa vjet në Londër, veçse asnjëherë nuk mundi të ishte plotësisht i përshtatur. Kai Haverc ka disa mundësi për vazhdimin e karrierës, mes të cilëve Arsenalin, por edhe Bajernin. Bavarezët kanë hyrë në garë duke e cilësuar më të mundshëm sesa Harri Kejni apo ndonjë tjetër. Çelsi kërkon 70 milionë paundë stërlina, ndërsa pritet të ketë bisedime për koston.

Sfidanti.al