Rrufe në qiell të pastër, Kajl Uolker po shkon tek Bajerni!

Flitet për një mbrojtës vërtet në moshë të madhe, 33 vjeç, por që ka qenë në formë të shkëlqyer. Kajl Uolker ka qenë mbrojtësi që është shfrytëzuar nga Anglia dhe nga Mançester Siti për të mbuluar sulmues të tillë “shigjetë” si Kilian Mbape apo Vinisius. Dhe nuk ia ka dalë aspak keq. Gjithsesi, Uolker duket se po shkon tek Bajerni i Mynihut, ndërsa ka mbetur i pakënaqur që u la në stol fillimisht në finalen e Championsit ndaj Interit. Anglezi ka edhe një vit kontratë në stadiumin “Etihad”.

Sfidanti.al