Këtë mendim e ka ish-kampioni i botës, që ka fituar 7 tituj në Formulën 1 në karrierë. Ljuis Hamilton mund të jetë rival i madh me Maks Verstapenin, por pohon se holandezi është një “margaritar” i këtij sporti. “Maksi është një pilot shumë i fortë, shumë i talentuar, – thotë anglezi, – pastaj, ka edhe makinë shumë të mirë. Ai mund t’i thyejë rekordet e mia”. Verstapeni është dy herë radhazi kampion i botës në F1 dhe pritet që këtë vit të fitojë titullin e tretë.
Sfidanti.al