Kieza është një tjetër rast “Dibala” për Juventusin

Sulmuesi nuk duket shumë i kënaqur, dëmtimet e kanë penguar, ndërsa nuk e gjen veten plotësisht ndonëse është një talent i pastër. Federiko Kieza mund të jetë e tashmja dhe e ardhmja e futbollit italian, por tek Juventusi ka pikëpyetje. Me gjasë, edhe mund të largohet dhe “La Gazeta delo Sport” e cilëson një tjetër rast “Dibala”. Argjentinasi iku nga “Zonja e Vjetër” pas disa viteve karrierë dhe gjeti veten tek Roma. Këtë herë, për Juven do të jetë edhe më e vështirë sepse Kieza kërkon rrogë të lartë për të qendruar, ashtu siç donte edhe Dibala, veçse klubi është në pozita edhe më të këqija sesa më parë.

Sfidanti.al