Asnjë suprizë nga gjigandët e futbollit europian. Anglia dhe Franca bënë detyrën në sfidat e tyre për eliminatoret e Euro 2024. “Tre Luanët” vazhduan të sigurtë rrugën drejt finaleve me fitoren 4-0 në transfertën e Maltës. Gjithka e lehtë për anglezët që e vranë garën që në pjesën e parë. Autogoli i minutës së tetë dhe dy rrjetat e tjera të Aleksandër Arnold dhe Herri Kein nga pika e penalltisë vulosën triumfin e Anglisë përpara pushimit të sfidës. Me rikthimin në fushë për fraksionin e dytë, sërish nga pika e penalltisë, Uillson plotësoi fitoren e anglezëve që me pikë të plota pas tre ndeshjeve kryesojnë Grupin C.
I njëjti diskutim edhe për Francën, që kaloi 3-0 transfertën kundër Gjibraltarit. Zhiru në minutën e tretë kaloi “Gjelat” në epërsi. Në shtesën e pjesës së parë, ishte Mbape që shënoi edhe golin e qetësisë për skuadrën e tij. Në pjesën e dytë, autogoli i Mueli vendosi përfundimisht fatin e ndeshjes me Francën që blindon vendin e parë në Grupin B eliminator të Euro 2024.
Sfidanti.al