De Brujne mund të humbasë nisjen e sezonit të ardhshëm!

Dëmtimi në këmbë ishte serioz dhe ai nuk dështoi vetëm thjesht që të luante deri në fund finalen e Championsit. Kevin De Brujne ka problem muskulare në kofshë dhe sipas raporteve nga Anglia besohet se mesfushori i Belgjikës do të duhet të provojë një mungesë të gjatë. Do të duhen disa muaj që ai të riaftësohet dhe pastaj të kthehet në ekip, ndërsa do të ketë humbur edhe fazën përgatitore. De Brujne pati probleme që nga ndeshja me Bajernin në Champions, ndërsa kthimi mund të jetë në shtator, e sezoni në Premier Ligë nis në dy javët e para të gushtit.

Sfidanti.al