Guardiola kalon Luçeskun me trofe, përpara tij mbetet legjendari Ferguson!

Në histori ka hyrë prej kohësh. Pep Guardiola cilësohet shpesh si trajneri më spektakolar që ka parë ndonjëherë futbolli, një vlerësim e veçantë në një sport ku kanë shkëlqyer Johan Krujfi, Arrigo Saki, Rinus Mishelsi apo Sër Aleks Fergusoni, ndërsa pas finales së Stambollit ai u ngjit edhe më lart. Tekniku katalanas kaloi rumunin e famshëm, Mirçea Luçesku, duke pasur tani 35 trofe në karrierë, një më shumë sesa ish-drejtuesi i Dinamos së Bukureshtit dhe Shahtarit të Donjeckut. Përpara trajnerit të Mançester Sitit mbetet tani vetëm një emër, pikërisht Sër Aleks Ferguson, që duket i pakapshëm për të gjitha kohët. Skocezi që bëri mrekulli me Aberdinin dhe Mançester Junajtidin, numëron 49 kupa në jetën e tij të gjatë në stol.

Guardiola, ndoshta ëndërron se mund ta arrijë duke qenë 52 vjeç, e ndoshta do të vazhdojë në këtë mjeshtëri edhe për shumë kohë të tjera. Pep ka 3 Champions, si dhe 11 tituj kampion nga të cilët 5 në Angli me Sitin, 3 në Spanjë me Barcelonën e 3 në Gjermani në Bajernin. Trofetë e tjerë kombëtarë e ndërkombëtarë janë gjithashtu të shumtë. Për Ligat e Kampionëve, ai ndjek Karlo Ançelotin që është i vetmi me 4 triumfe.

Katalanasi u bë i pari trajner që arrin fitoren e titujve në një sezon me dy klube të ndryshme, me parë me Barçën e tani me Sitin. Falë Guardiolës, por edhe milionave të sheikëve arabë, skuadra angleze është bërë sot e madhe, dhe yjet dëshirojnë të vijnë e të festojnë te kampionia e Anglisë. Edhe tifozët mund të jenë të lumtur, ndërsa Mançesteri u bë i dyti qytet në Europë me dy ekipe që kanë fituar Championsin, Siti dhe Junajtidi.

Sfidanti.al