Kampionia e Europës ka siguruar një pasuri të vërtetë nga organizatorët e Ligës së Kampionëve, ndonëse me shpenzimet që ajo bën, duken pak. Mançester Siti mori 81.4 milionë euro në total për fitoren e Championsit. Sipas ndarjes së shpërblimeve nga UEFA, 15.64 milionë euro u morën për hyrjen në grupe, 13.06 nga pikët e fituara në grupe, e pastaj me radhës për kalimin e tureve deri në finale, si dhe 4.5 milionë euro për fitoren e trofeut. Interi ka fituar afërsisht 74 milionë euro.
Sfidanti.al