Paris SG kërkon Bernardo Silvën si pasardhësin e Lionel Mesit

Me largimin e argjentinasit, klubi francez ka detyrë të gjejë një zëvendësues dhe ia ka vënë syrin mesfushorit ofensiv të Mançester Sitit. Bernardo Silva është i përzgjedhuri nga Paris SG për të zënë vendin e lënë bosh nga Lionel Mesi që shkoi në SHBA. Portugezi ka kontratë me Sitin deri në 2025, ndonëse PSG do të bëjë ç’mos që t’ia dalë. Lojtari 28-vjeçar ka 6 vjet që luan në Angli, ndërsa vjet e kërkoi Barcelona.

Sfidanti.al