Ka ndodhur në të kaluarën, dhe shpresohet që të mos ngjajë këtë herë. Tifozët e Mançester Sitit e kanë vërshëllyer shpesh himnin e Championsit në prag të ndeshjeve të luajtura në stadiumin e tyre “Etihad”, por trajneri Pep Guardiola u bën thirrje që të mos e bëjnë këtë gjë mbrëmjen e sotme në “Ataturk” të Stambollit. Siti pret Interin në finalen e Championsit dhe Pep thotë se tifozët duhet të jenë të lumtur që ndodhen në një ndeshje të tillë. Ai i ka ftuar që të kërcejnë vallen e tyre të “Poznanit”.
Sfidanti.al