Grilish është blerë më shumë sesa gjithë formacioni i Interit

Është vërtet diçka e jashtëzakonshme diferenca mes dy ekipeve, në mënyrën sesi janë ndërtuar. Vërtet Pep Guardiola mund të cilësohet si trajneri më spektakolar i botës, dhe më fituesi i epokës sonë, por gjithsesi Simone Inzagi mund të ndihet krenar që ka arritur finalen me Interin. Vlera e formacionit të Mançester Sitit në prag të sfidës për titull në Champions jepet në 623 milionë euro. Ajo e Interit në 115 milionë euro. Siti ka marrë vetëm Xhek Grilishin 115 milionë euro.

Siti: Uolker 61 milionë euro, Haland 60, Ederson 40, Rodri 70, Dias 68, Akanxhi 17, Stouns 55, De Brujne 63, Grilish 115, Bernardo Silva 50, Gyndogan 24. Total: 623 milionë euro

Interi: Darmian 2.5 milionë euro, Acerbi 0, Damfris 12.5, Xheko 1, Onana 0, Bastoni 31, Mkitarian 0, Dimarko 6, Lautaro Martinez 25, Barela 37, Çalhanoglu 0. Total: 115 milionë euro.

Sfidanti.al