Gjokoviç: Fatkeqësi për Alkarasin, i lumtur që arrita finalen!

Ishte padyshim në qiellin e 7-të, ndonëse pati edhe fat. Numri 3 i botës, që pret të bëhet sërish numri 1, Novak Gjokoviç do të luajë finale e 7-të në karrierë në “Rolan Garos”, dhe do të synojë rekordin me 23 Grand Sleme. Ai dhe Nadal kanë nga 22. Pas ndeshjes me spanjollin Alkaras, Nole foli në fushë me Mats Vilanderin. “Kam ardhur në formë në momentin e duhur, – tha ai, – jam shumë i lumtur që jam sërish në finale. Ndeshja ishte e barabartë deri në dëmtimin e Karlosit. Një fatkeqësi që ndodh në nivele të tilla. Më mbetet ndeshja e fundit, ajo më e madhja”.

Sfidanti.al