Bajerni merr Konrad Laimerin, çfarë do të ndodhë me Deklan Rajsin?!

Nuk dihet nëse do të vijë mesfushori i Uest Hemit, por kampionët e Gjermanisë e bënë lëvizjen e parë. Me Bajernin është bashkuar me parametër zero Konrad Laimer nga Lajpcigu, i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare. Austriaku 26-vjeçar i dha fund një karriere 6-vjeçare tek Lajpcigu që kulmoi me fitoren e Kupës këtë sezon. Ndërkaq, bavarezët dihet se interesohen për Deklan Rajsin, kapitenin e Uest Hemit, i cili pëlqehet nga Arsenali dhe mund të kushtojë 100 milionë euro. Pritet ndërkaq Rafael Gerrero nga Dortmund.

Sfidanti.al