Anglia vendos që lojtarët nuk duhet ta … fshijnë topin!

Nuk do të ketë më rivënie anësore që ta dërgojnë sferën në zonën e rreptësisë, diçka që në Angli e kanë specialitet dhe e duan shumë. Cilësohen goditje nga këndi me duar, por që të gjitha nivelet e futbollit në ishull, me përjashtim të Premier Ligës dhe Championshipit nuk do të lejojnë që lojtarët ta fshijnë topin me fanelë apo peshqir, nëse ai është i lagur. Kjo nuk do ta lejojë lojtarin që ta hedhë me duar aq larg. Në një rast, sezonin e kaluar, ndodhi që një tifoz hodhi pulovrin që të ndihmonte lojtarin të fshinte topin.

Sfidanti.al