Një personalitet i del në krah një tjetri, ndonëse nuk ndodhet sot në Itali, pra as në Lombardi. Karlo Ançeloti, trajneri i Realit të Madridit, ka kritikuar vendimin e Milanit për shkarkimin e Paolo Maldinit. “Ajo që ndodhi me Maldinin tregon mungesën e kulturës historike, – tha italiani, – mungesë të respektit për kulturën milaniste. Historia nuk fiton, por historia na mëson që të fitojmë. Në Madrid është ndryshe, pasi Di Stefano, Gento, Amansio, Pushkash respektohen”. Milani shkarkoi Maldinin pas një tensioni me drejtuesit e klubit.
Sfidanti.al