Llogaria ishte që sulmuesi francez të vazhdonte sezonin e ardhshëm, së bashku me Rodrigon e Vinisiusin. Trajneri Ançeloti kishte plane të tilla për vitin “e ri”, veçse Karim Benzema u largua për në Arabinë Saudite, duke e ditur pasigurinë që do të kishte në Madrid. Reali tashmë është përpara dilemës, të cilën ndoshta e ka zgjidhur. Pra, në 2024 mund të tentohej Kilian Mbape (edhe pse është “mallkuar” që nga maji I vitit të kaluar). Tashmë, duhet një numër 9 që këtë verë dhe ky duhet të jetë Harri Kejni. Me gjasë, Reali do të marrë Kejnin dhe ta harrojë Mbapenë për disa kohë.
Sfidanti.al