Dejvisi “kërcënon” Bajernin, por bavarezët kanë shpresë ta mbajnë

Mediat bavareze japin një emër që mund ta ndihmojë klubin në “Zebener Shtrase” që të mbajnë futbollistin e shkëlqyer kanadez. Alfonso Dejvis duket se ka dëshirë që të provojë ndonjë aventurë të re, dhe Reali i Madridit është një kandidat që e kërkon. Agjenti i Dejvisit ka deklaruar se ka biseduar me klube të tjerë, në një kërcënim jo aq të fshehtë për Bajernin. Gjithsesi, mediat në Mynih shpresojnë se drejtori teknik i klubit, Marko Nepe, do të punojë që Dejvisi të mos largohet. Nepe ishte ai që e mori lojtarin e krahut, dhe ekziston respekti i madh mes tyre. Bajerni e vlerëson lojtarin në 100 milionë euro, dhe i jep rrogë 10 milionë euro në vit, por kërkohet rritje.

Sfidanti.al