Jokiç: Rëndësi ka fitorja e Denverit, jo rekordet e mia!

Qendra nga Serbia shkroi historinë në NBA, me ndihmën edhe të shokut të ekipit, Xhamal Marrej, por nuk i jep kaq shumë rëndësi kësaj gjëje. Nikola Jokiç foli për suksesin e Denverit në fushën e Majemit në ndeshjen e tretë finale për titull në basketbollin amerikan. Gazetarët e pyetën sesa shumë rëndësi patën rekordet për të. “Ndershmërisht, jo aq shumë, – tha Jokiçi, – jam i lumtur që fituam ndeshjen. Ishte shumë e rëndësishme sepse ata fituan në fushën tonë. Nuk donim të ishim në rezultatin 1-2”. Jokiç u bë i pari lojtar në NBA që pati mbi 30 pikë, mbi 20 asistë e të paktën 10 asistë në një ndeshje të Finaleve për titull, me shifrat 32 pikë, 21 topa në tabela dhe 10 asistë.

Sfidanti.al