Tifozët e Milanit protestojnë për Maldinin: Nuk shkojmë në stadium

Në rrjetet sociale kanë nisur thirrjet për bojkot, dhe për të mos blerë abonimet. Të tilla reagimet nga tifozët e Milanit pas shkarkimit të Paolo Maldinit, legjendës së klubit. Njerëzit duken të zemëruar dhe kanë paralajmëruar se nuk duan të vënë këmbë në stadiumin “San Siro”, duke e quajtur të padrejtë largimin e ish-drejtorit sportiv. Ftesa është të jenë larg stadiumit, edhe pse mbështesin plotësisht skuadrën, ndërsa deklarohet se Maldini është jo vetëm një legjendë, por edhe një profesionist i vërtetë që ndihmoi ekipin të ngrihej.

Sfidanti.al