Juventusi ka në “fletore” tre emra nga Sasuolo

Paska pasur një takim në Milano, aty ku klubi modest i Serisë A ka një zyrë të vetën. Juventusi ka “trokitur” në derën e Sasuolos për të kërkuar lojtarë dhe emri më i njohur është Davide Fratezi. Mesfushori 23-vjeçar, që është pjesë e Italisë, pëlqehet nga torinezët (në vend të Rabiosë), të cilët kanë konkurrencë me Interin dhe Romën. Po ashtu, pëlqejnë edhe Arman Lorientenë, sulmues 24-vjeçar francez, si dhe Maksim Lopezin në mesfushë në vend të Paredesit.

Sfidanti.al