Kombëtarja pritet të luajë në sulm ndaj Moldavisë!

Pritet të luhet më ndryshe sesa në Varshavë. Kombëtarja shqiptare duhet të jetë më sulmuese në “Arenën Air Albania” ndaj Moldavisë sesa ishte në Poloni, dhe trajneri Silvinjo e di se pritet fitorja. Për këtë arsye, braziliani ka vendosur të vendosë ekipin në fushë me një skemë më sulmuese. Burime pranë stafit kuqezi tregojnë se do të forcohet mesfusha duke u rreshtuar me 5 lojtarë, në ndihmë të sulmit që do të jetë i njëjtë si në ndeshjen e parë eliminatore të Europianit. Me këtë lëvizje, do të kalohet në mbrojtjen me 3 lojtarë, pak a shumë siç bënte Reja, ndonëse mesi i fushës do të ketë 4 dhe jo pesë futbollistë siç ishte në kohën e ish-trajnerit italian.

Në sulm pritet të jenë 3 lojtarë ashtu si edhe në Varshavë, e besohet se Cikalleshi do të jetë në qendër dhe Uzuni e Asani në ndihmë të tij. Ndërkaq, kombëtarja vazhdon përgatitjet dhe me ekipin u bashkua Sokol Cikalleshi që përfundoi sezonin në Arabinë Saudite. Silvinjo është në pritje të plotësimit të ekipit me lojtarët nga Italia dhe Spanja.

Kombëtarja (3-4-3): Strakosha – Ismajli Gjimshiti Mihaj – Balliu Bare Asllani Hysaj – Asani Cikalleshi Uzuni.

Sfidanti.al