Rubin Hebaj, një hero shqiptar në Uzbekistan: 7 gola në 5 ndeshjet e fundit të ligës!

Iu desh fare pak kohë që të shkëlqente. Rubin Hebaj është kthyer në një emër të rëndësishëm në futbollin e Uzbekistanit, vetëm 3 muaj pasi kaloi atje. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gjithsej 9 gola dhe ka shërbyer 2 asistë në 12 ndeshje të luajtura, duke u kthyer në pikën qendrore të ekipit të tij, Andijon. Kjo, sidomos në 5 ndeshjet e fundit të Superligës së Uzbekistanit, ku ka realizuar gjithmonë, edhe pse ekipi i tij ka kombinuar fitoret me humbjet. Pikërisht në këto 5 sfida nga 24 prilli deri në fund të majit, Hebaj realizoi 7 herë si dhe shërbeu një asist, me bilancin e ekipit tri fitore e dy humbje.

Po ashtu, shkodrani ka realizuar dy gola në ndeshjen e fundit të Kupës, fituar 6-0 nga Andijoni. Me këto statistika, Hebaj është shënuesi më i mirë i ekipit, dhe i dyti më i miri i Superligës uzbeke. Sulmuesi 24-vjeçar shqiptar ka përvojë në Superligën tonë me Vllazninë, Partizanin apo Teutën, në Slloveni me Domzhalen, në Maqedoninë e Veriut me Shkëndinë e Tetovës dhe në Ukrainë me Vorsklën e Poltavës.

Sfidanti.al