Mekallister, Turam dhe Kone, mesfushorët që kërkon Liverpuli

Jurgen Klop po përgatitet për një verë të ngarkuar sepse skuadra e tij kërkon përforcime sidomos në qendër. Me largimin e lojtarëve të ndryshëm, trajneri i Liverpulit ka në plan disa emra, të cilët ndoshta nuk do të vijnë të gjithë. Në listë është argjentinasi Aleksis Mekallister i Brajtonit, kampion i botës, po ashtu Kefren Turam i Nisës që ka qenë i pazëvendësueshëm këtë sezon, si dhe Manu Kone që cilësohet si një mesfushor që “i vetëm krijon një ushtri”. Të shohim se cilët prej tyre mund të vijnë në “Anfild”.

Sfidanti.al