Reali shkurton 75 milionë euro rroga në vetëm 24 orë!

Në fillim u dha lajmi për largimin e Eden Hazarit, të Marko Asensios dhe të Marianos. Sot, Reali njoftoi edhe ikjen në verë të legjendës Karim Benzema. Kjo do të thotë se në Madrid do të duhet të mendojnë për forcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ndërsa në të njëjtën kohë presidenti Florentino Perez është më i lehtësuar lidhur me kushtet financiare. E përditshmja “Marka” njofton se Reali ka shkuartuar borderonë e rrogave me 75 milionë euro në vetëm 24 orë. Kjo pasi, Hazar merrte 30 milionë në sezon, Benzema 28 milionë, ndërsa Asensio e Mariano nga 9 milionë në vit.

Sfidanti.al