Fati i Barcelonës përcaktohet deri në 12 qershor

Flitet për një javë vendimtare, sepse këto ditë do të vendosen dy “vula” për të ardhmen e klubit katalanas. Barcelona pret vendimin e UEFA-s lidhur me atë që cilësohet si “skandali Negreira”, pra në të cilin ka akuza për korrupsion me arbitrat. Po ashtu, në “Kamp Nou” presin miratimin e La Ligës për planin financiar të klubit për sezonin e ardhshëm. Duhet parë sesi do të miratohen shpenzimet, niveli i pagave, afrimi i lojtarëve të rinj dhe investimi në stadiumin “Kamp Nou”. Barcelona rrezikon edhe të përjashtohet nga Championsi nëse UEFA do të tregohet shumë e ashpër.

Sfidanti.al