Jokiç-Marrej, dyshja që po bën historinë e NBA-së

Në ndeshjen e parë të serisë së Finaleve të Mëdha të basketbollit amerikan, ata ishin krejt të veçantë dhe bënë diçka që ka 35 apo 40 vjet që nuk ndodh. Nikola Jokiç dhe Xhamal Marrej patën që të dy të patën 25 pikë dhe 10 asistë në një ndeshje finale të NBA-së. Jokiç pati 27 pikë, 10 topa në tabela e 14 asistë, ndërsa Marrej shtoi 26 pikë e 10 asistë. Vetëm Mexhik Xhonson dhe Xhejms Uorthi të Lejkërsave e kanë bërë diçka të tillë përpara tyre, në kohën e artë të Lejkërsave të viteve 80-të. Po ashtu, katër yje të Denverit shënuan 52 nga 59 pikët e pjesës së parë në fitoren 104-93 ndaj Majemit. Këta ishin Jokiç, Marrej, Porter dhe Gordon.

Sfidanti.al