Skënderbeu i futbollit, Duka : Fitoren nuk e solla unë!

E dini se çfarë u ka thënë futbollistëve të Partizanit presidenti Duka, në momentet e festimit të ttiullit kampion? Tamam si Skënderbeu që mundi turqit dhe ky “Skënderbeu” që vrau futbollin e ndershëm ka kopjuar frazën historike : “ Fitoren nuk e solla unë, por e gjeta mes jush…”

Dhe të gjithë nuk besojnë dhe të gjithë ..besojnë! Ata që e kanë provuar shijen e titullit kampion e dinë mirë që titulli vjen nga lart, nga pokeri i zyrave, pastaj zbret poshtë në barin e fushës. Dhe kur thotë presidenti Duka se “ky kampionat ishte i pazakontë deri në minutat e fundit”, e dini se ku e ka fjalën? Të gjitha ekipet e ç‘nderuan lojën në javën e fundit, dhe më mirë se kaq nuk do të ishte e kuptueshme ekzistenca e ..Superligës!

Sfidanti.al