Mesi largohet javën tjetër nga PSG, e ardhmja mbetet mister!

Është vetë klubi francez që e njofton një gjë të tillë, pra që superylli argjentinas nuk do të vazhdojë në Ligën e Parë. Paris SG lajmëron se Lionel Mesi do të largohet nga skuadra javën e ardhshme, në përfundim të kontratës e cila nuk do të rinovohet. Kampioni i botës largohet pasi fitoi dy tituj të ligës në Francë, duke pasuruar karrierën, ndërsa është enigmë se ku do ta vazhdojë karrierën. Kjo mund të jetë në Arabinë Saudite, tek Inter Majemi në SHBA, por ndoshta edhe tek Barcelona.

Sfidanti.al