Bastet po “shkatërrohen” nga finalet në NBA dhe NHL!

Në gjysmëfinale ekzistonte mundësia që për titull të luftonin emra të mëdhenj. Në basketbollin amerikan ishin Los Anxhelos Lejkërsat dhe Boston Sëlltiksat, të cilët për fatin e tyre të keq u eliminuan nga Denveri dhe Majemi. Në gjysmëfinale të plej ofit në hokejin profesionist në Amerikën e Veriut, ishin Boston Bruins dhe Edmonton Oliërs, i pari që cilësohej ekip dominues dhe i dyti i mbushur me yje. Gjithsesi, në finale janë Florida Panters dhe Vegas Golden Najts, dhe këto ekipe do të luftojnë për Kupën e famshme Stenli. Kjo do të thotë se amerikanët do të vendosin shumë më pak baste se më parë, pasi emrat në të dyja finalet nuk janë të mëdhenj.

Sfidanti.al