Mbrojtësi i qendrës, që ka qenë zgjedhje e parë e trajnerit të Anglisë, Garet Sauthgejt, pritet ta mbyllë aventurën e tij në “Old Traford”. Geri Megajeri nuk besohet se do të jetë më futbollist i Mançester Junajtidit, edhe pse ka ende 2 vjet kontratë, madje mediat angleze shkruajnë se drejtuesit janë gati t’i japin mbrojtësit 10 milionë paundë stërlina shpërblim që të largohet. Kritikat për Megajerin kanë qenë të mëdha. Nga ana tjetër, mësohet se trajnerit Erik Ten Hag, ka pasur disa telefonata me sulmuesin e Atalantës, Rasmus Hojlund, i cili mund të jetë një alternativë për Harri Kejnin.
Sfidanti.al