Roma pati probleme të përballonte humbjen. Kjo u duk sidomos tek reagimi i trajnerit Zhoze Murinjo, i cili pasi mbrojti lojtarët e tij në konferencën për shtyp, sulmoi arbitrin anglez Entoni Tejlër. Trajneri portugez nuk mundi ta “përtypte” që i iku nga duart trofeu i gjashtë europian, dhe fajin e gjeti tek gjyqtari që sipas tij duhej të kishte nxjerrë Lamelën me të kuq. “E kam thënë gjithmonë, ose kupën, ose të vdekur, – tha pas ndeshjes, – Tashmë jemi të vdekur. Lodhje fizike e skajshme. Djemtë dhanë gjithçka në ndoshta 150 minuta lojë. Mendoj se meritonim të fitonim, por humbëm. Ishim përballë një skuadre me më shumë përvojë dhe talent sesa ne. Sa për arbitrin, nuk habitem kur këto gjëra ndodhin në Itali, por ishte një e papritur e madhe në një finale europiane. Një arbitrim në këtë nivel. Nuk ishte vetëm një rast që na dëmtoi, por disa raste”.
Sfidanti.al