Spaleti konfirmon largimin nga Napoli: Ndahesh kur ka dashuri të tepërt!

Trajneri nuk do të jetë në “Maradona” sezonin e ardhshëm, dhe planet janë që të marrë një vit pushim. Luçiano Spaleti konfirmon se nuk do të jetë në stolin e Napolit për 2023-2024, ndërsa krisja me presidentin De Laurentis ishte kthyer në “hendek të pakapërcyeshëm”. “Kur ka dashuri të tepërt, vjen edhe ndarja, – ishin fjalët e teknikut që doli kampion me napolitanët, – nga Napoli do të më marrë malli për gjithçka, stërvitjet, ndeshjet, grumbullimet, por nuk kam ndërmend të kthehem prapa”.

Sfidanti.al