Majemi triumfon në Boston, luan për titull ndaj Denverit

E fituan një trofe, duke dalë kampionë të Konferencës Lindore, dhe duke mos lejuar të ndodhte diçka historike. Majemi Hit është finaliste Finales së Madhe të NBA-së, ku e pret Denveri i Nikola Jokiçit. Triumfi ishte i madh edhe pse u luajt në Arenën e Bostonit, me shifrat 104-84. Sëlltiksat kishin rikuperua nga 0-3 në 3-3 në fitore dhe mund të bëheshin skuadra e parë në historinë e NBA-së që të përmbyste këtë diferencë. Nuk ia doli, dhe nuk mundi të luftonte për titullin e 18-të rekord në basketbollin amerikan. Xhimi Batler shënoi 28 pikë dhe Martin 26.

Sfidanti.al