Myrto Uzuni tani kushton 25 milionë euro!

E pamundur të ndodhte ndryshe. Kur ngjitesh larg vlera jote padyshim që rritet dhe kështu është edhe për Myrto Uzunin. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të ketë një klauzolë transferimi dyfish më të lartë te Granada, tani që ekipi i tij siguroi pjesëmarrjen në La Ligën e Spanjës. Uzuni shënoi gol në ndeshjen e fundit, fituar 2-0 në shtëpi, ndërsa kontrata e nënshkruar me klubin parashikon që kartoni i tij tani ka arritur në 25 milionë euro. Përsa kohë që ekipi ishte në kategorinë e dytë, kartoni vlente 12.5 milionë.

Granada shpreson shumë që kjo klauzolë ta ndihmojë që ta mbajë Uzunin të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi kuqezi fitoi edhe Këpucën e Artë në ligën e dytë duke shënuar 23 gola, e duke mbetur vetëm dy rrjeta larg rekordit absolut që është vendosur që në vitin 1955. Në përfundim të ndeshjes së fundit, ai krijoi edhe një moment romantik duke marrë në fushë të dashurën e tij, Uarda, e duke i propozuar për martesë. Suksesi për beratasin ishte i trefishtë, me gol, ngjitje në elitë dhe përgjigjen “Po”.

Sfidanti.al