Këngëtarja e jashtëzakonshme e popit u shua të mërkurën e kaluar, e padyshim ka lënë me miliona e miliona njerëz të pikëlluar. Njëri prej tyre qenka edhe Patris Evra, ish-ylli i Francës, Mançester Junajtidit dhe Juventusit, i cili veshi një paruke me flokë siç i mbante Tina Tërner, këngoi këngën “Ti je thjesht më i miri” (Simply the Best), ndërsa mbajti një fjalim motivues. “Pusho në paqe Tina, – tha ai, – shpresoj që kjo video të bëjë që të qeshësh”.
Sfidanti.al