Championsi i bën nder Asllanit, shqiptari titullar ndaj Torinos!

Vetëm kështu do të arrijë dalë nga dalë të hyjë në formacionin e Interit, dhe ai e di këtë. Kristjan Asllani do të ketë një nga mundësitë e rralla për të luajtur titullar tek zikaltërit, ndërsa skuadra të shtunën është në Torino. Në 3 qershor, Simone Inzagi do të lerë yjet kryesorë jashtë ekipit, dhe madje ata do të jenë në fushën e stërvitjes për t’u përgatitur për finalen e Championsit ndaj Sitit në datën 10. Në portë do të jetë Handanoviç, do të luajë De Vraj, Gosens, ndoshta Xheko, Galiardini, Belanova dhe Asllani.

Sfidanti.al