Ksavi ka folur me Mesin, por a mundet që ta kthejë tek Barcelona?!

“Mali i borxheve” mbetet i madh dhe klubi do të duhet të shesë sërish aksione të bizneseve të veta. Gjithsesi, tek Barcelona ëndrrat mbeten të mëdha dhe në “Kamp Nou” po mendojnë për kthimin e Lionel Mesit. “Djali i shtëpisë” duket se ka dëshirë që të luajë sërish me fanelën “blaugrana”, ndërsa mbyll këtë verë përvojën me Paris SG, ndërsa trajneri Ksavi Hernandez deklaron se ka biseduar me Mesin. Ksavi nuk dha hollësi, dhe nuk dihet nëse kthimi do të realizohet, por edhe ky pohim në vetvete është i rëndësishëm.

Sfidanti.al