Pati thënë një herë trajneri i “moçëm” Farruk Sejdini në një emision se sikur nga rruga të marrësh 11 vetë dhe t’i veshësh me uniformën e Tiranës, ata prapë të trembin! Po në ditët e sotme çfarë thuhet për Tiranën? Na pëlqen apo nuk na pëlqen, Tirana e presidentit Halili po luan “filmin” e ekipit të marrë peng nga presidenti Duka , i cili sa më shumë torturohet nga pengmarrësi aq më shumë bie në dashuri me zaptuesin.
Siç duket ky është çmimi që duhet të paguaj për ..flirtin financiar me “djallin”
Ekipi që dikur krenohej me shpirtin rebel më shumë se sa me trofetë, ka dhënë prova të forta këtë sezon se është një kampione edhe kur i përulet sistemit. Ia dënuan gjysmën e ekipit në prag të Derbit me Partizanin dhe më shumë u ankuan ekipet e tjera me atë që i ndodhi se sa vetë Tirana.
Kurse në ndeshjen me Bylisin, të paktën Tirana u “ngjall së vdekuri” , rebeloi ndaj arbitrave, jo sistemit, para se ta masakronte Komisioni i Disiplinës ose “Shpata e Demokleut” e presidentit despotik. U dhanë dënime kampione për një ekip që donte “jashtë radhës” titullin kampion dhe befasia më e madhe është zbythja bardheblu. Kanë frikë të flasin, pale tw deklarojnë dhunën ndaj tyre, se titullin kampion ia përlanë, por halli është se mos i ndalojnë të shkojnë edhe në Europë…
Sfidanti.al