Më parë diskutohej nëse do të ishte klubi që do ta shkarkonte, por tashmë situata ka ndryshuar, dhe trajneri është i vlerësuar. Interi është në finale të Championsit, zona e Ligës së Kampionëve në Serinë A duket e arritshme si dhe do të luhet finalja e Kupës së Italisë. Një sezon i mirë, edhe pse ende pa tituj të sigurt. Simone Inzagi deklaron se nuk ka ndërmend të largohet nga zikaltërit sezonin e ardhshëm, dhe besohet se edhe klubi ka këtë mendim. Një garanci të paktën për tifozët pas paqartësive gjatë marsit e prillit.
Sfidanti.al