Në Angli thonë se Man. Siti mund të dalë kampion 7 herë radhazi!

Kanë kaluar 15 vjet që kur sheikët e Gjirit Persik blenë aksionet dhe tani duket se “farat” që kanë “mbjellë” për kaq kohë po japin fryte. Mediat angleze mendojnë se Mançester Siti ka arritur më në fund në momentin e tij kulmor, duke qenë një skuadër e madhe në Angli dhe në Europë, një ekip që ka jo vetëm klasin, talentin dhe stilin spektakolar të lojës, por edhe fanelën dhe përvojën që i jep siguri për të fituar ndeshjet, edhe kur duket se po tallet, apo kur mendohet se kundërshtari është tepër i rrezikshëm. Suksesi 1-0 ndaj Çelsit thjesht ishte në pasditen kur u ngrit trofeu në fushën e stadiumit “Etihad”, me tifozët që hynë masivisht në fushë, duke detyruar lojtarët që të largohen. “Deili Meil” shkruan se ky Siti mund të fitojë 7 tituj radhazi me epërsinë që po tregon, ndërsa Guardiola do të mund të krahasohet me Sër Aleks Fergusonin nëse fiton edhe Championsin e Kupën e Anglisë.

Sfidanti.al