Futbollisti i Bajernit vërtet ishte i mërzitur pas humbjes me Lajpcigun, por gjithsesi u detyrua që të qeshte disi, ndërsa po dëgjonte fjalët e arbitrit të ndeshjes së Bundesligës. Gjyqtari Deniz Ajtekin iu lëshua një ish-kolegut të tij që është kthyer në opinionist, Manuel Grefes, duke e sulmuar për deklaratat e tij. “Ju po flisni pisllëqe”, – thirri Ajtekini, ndërsa Tomas Myleri po bënte “sehir” duke dëgjuar “qyfyret” e tij.
Sfidanti.al