Qendërmbrojtësi holandez, që ka qenë një nga më të dalluarit këtë sezon, është tepër i prekur dhe tregon edhe sesi ndihen në ekipin bavarez. Humbja në Mynih ndaj Lajpcigut ishte një goditje e rëndë për Bajernin, pavarësisht rezultateve të Dortmundit. “Ne duhet të shohim veten tonë, – thotë Matijs De Ligt, – nuk duhet të merremi me Dortmundin. Pas humbjes me Lajpcigun, atmosfera në dhomën e zhveshjes ishte e vdekur. Ne nuk luajtëm mirë”.
Sfidanti.al