Një dramë siç ndodhi në 1992 kur Aleksandar “Sasha” Xhorxheviç shënoi një tripikësh legjendar duke i dhënë titullin Partizanit të Beogradit në Stamboll ndaj Huventudit të Badalonjës. Këtë herë nuk ishte një skuadër serbe, dhe nuk ishte kosh nga distanca, por ishte “Mbreti” i Europës, Reali i Madridit, që fitoi Euroligën përballë Olimpiakosit më një gjuajtje dypikëshe të veteranit Sergio Jul (Llul) tre sekonda para fundit. Grekët kryesonin, dhe pas realizimit të Julit, Reali mori ndeshjen 79-78, ndonëse athinjotët kishin qenë në epërsi 76-70. Ky është titulli i 11-të i Madridit në basketboll për meshkuj duke qenë më i miri ekip i kontinentit, ashtu si në futboll. Lojtari i ndeshjes ishte Tavares i Realit, ndërsa Olimpiakosi kryesoi në shumicën e kohës, ndonëse humbi në fund.
Sfidanti.al