Alegri: Me 100 për qind qendroj tek Juventusi, por ky është vetëm vendimi im!

Trajneri bardhezi nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe të largohet. Maks Alegri deklaron se ka kontratë me Juventusin dhe se me 100 për qind do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht nga sulmet nga ana e tifozëve në rrjetet sociale. “Zonja e Vjetër” është në zonën Champions, pra e ka arritur qëllimin e saj nga ana sportive dhe në pritje të vendimeve të gjyqeve, ndërsa në Ligën e Europës dhe në Kupën e Italisë u eliminua në gjysmëfinale. “Ky është vendimi im, nuk mund të vendos për të tjetër”, – thotë Alegri, duke nënkuptuar që pret vendimin e klubit.

Sfidanti.al