Napoli i jep leksion Interit, finalist të Championsit

Nuk ishte një ndeshje e kotë për zikaltërit, dhe nuk ishte aspak e lehtë për kampionët e rinj të Italisë. Jo vetëm që Napoli nuk luante për asgjë sportive, me përjashtim të krenarisë dhe kënaqjes së tifozëve, por edhe problemet në klub janë krijuar dhe acaruar menjëherë, mes dy njerëzve më të rëndësishëm, presidentit dhe trajnerit. Gjithsesi, napolitanët e nderuan stadiumin e tyre “Maradona” në një ndeshje krenarie, ndaj Interit, finalistit të “freskët” të Championsit.

Përfundoi 3-1, edhe pse miqtë luajtën me 10 lojtarë për gati 60 minuta (duke llogaritur edhe shtesat). Galiardini doli me të kuqe që në 41’. Anguisa në 67’, Lukaku në 82’, Di Lorenco në 85’ dhe Gaetano në 90’+5 ishin autorët e golave, me mediat që kritikuan Galiardinin, trajnerin zikaltër Inzagi që lavdëroi ekipin për dy finalet e arritura dhe për Spaletin që u shpreh i kënaqur. Napoli ka tani 86 pikë, dy javë para fundit të Serisë A, ndërsa Interi rrezikon Championsin duke pasur 66 pikë, ndërsa Milani e Atalanta kanë nga 64.

Sfidanti.al