Tragjedi e e në futboll, 12 viktima në një stadium në Salvador

Ishte impianti me emrin “Kuskatlan” në kryeqytetin e shtetit të Amerikës Qendrore. Në ndeshje ishin Alianza dhe FAS, ndërsa pati një ngjeshje të tifozëve, të cilët deshën të hynin në tribuna për të ndjekur sfidën. Nga shtypja dhe paniku që pasoi pati 12 viktima dhe shumë të plagosur. Ndeshja u ndërpre, qindra forca policore hynë në veprim, po ashtu si autombulancat dhe ekipet mjekësore për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohej.

Sfidanti.al