Juki Tsunoda është heroi i momentit në Formula 1. Dhe kjo jo për arritjet e tij në pistë. Piloti japonez i skuderisë Alfa Tauri ka fituar zemrat e gjithë tifozëve, por jo vetëm. i ndodhur në Emilia Romanja për garën e Formula 1 në Imola, e cila u anulua për shkak të përmbytjeve, ai ka vendosur të japë ndihmën e tij. Piloti 23 vjeçar shihet me lopatë në dorë duke pastruar rrugët e qytetit nga balta. Këto pamje po bëjnë xhiron e botës, duke e kthyer atë një një hero të vërtetë. Edhe më parë ai kishte bërë thirrje në rrjetet sociale për të ndihmuar popullatën e goditur nga përmbytjet në zonën e Emilia Romanjës në Itali.
Sfidanti.al