Dortmundi pranë titullit, e madhe fitorja 3-0 në fushën e Augsburgut

Tek Bajerni kishin sado pak shpresë se verdhezinjtë do të gabonin siç ndodh shpesh në ndeshjet vendimtare për ta. Gjithsesi, kjo gjë nuk ndodhi këtë të diel, dhe Borusia e Dortmundit iu afrua shumë pranë titullit të parë kampion që nga epoka e Jurgen Klopit, në vitet 2011 e 2012. Fitorja 3-0 në fushën e Augsburgut ishte autoritare, edhe pse jo e lehtë, duke e ngjitur dy pikë mbi bavarezët në krye të Bundesligës, kur mbetet edhe një javë deri në fund.

Golat u shënuan relativisht vonë, pas pushimit, në minutat 58, 84 e 90+4, që do të thotë se ndeshja ishte e hapur deri 6 minuta para të 90-ës. Sebastien Haler shënoi dy herë, duke justifikuar shpenzimet për ta marrë nga Ajaksi, dhe duke qenë i lumtur që kaloi tumorin në testikuj muaj më parë. Julian Brant shënoi të tretin, ndërsa ekipi i trajnerit Terziç luajti pa Xhud Belinghamin. Augsburgu mbeti me 10 lojtarë që në 38’. Dortmundi kryeson Bundesligën me 70 pikë ndaj 68 të Bajernit pas javës së 33-të.

Sfidanti.al