A do të jetë Nagelsmani, pasardhësi i duhur i Spaletit tek Napoli

Ende asgjë nuk është vendosur pasi trajneri nuk është larguar nga stadiumi “Maradona”. Gjithsesi, mediat po shkruajnë se tek Napoli po mendojnë për Julian Nagelsmanin si pasardhësin e mundshëm të Luçiano Spaletit. Pasi raportet mes teknikut dhe presidentit De Laurentis papritur u prishën pas fitores së titullit, specialisti gjerman ka dalë si kandidati më i mundshëm. Nagelsmani ka punuar tek Hofenhajmi, Lajpcigu dhe Bajerni nga ku u shkarkua disa muaj më parë.

Sfidanti.al